Informacione dhe komente per jeten politiko-shoqerore-ekonomike, te Himarjoteve dhe me gjere,ne Himare,Greqi,Itali dhe USA
e shtunë, 10 dhjetor 2011
e premte, 9 dhjetor 2011
Europa në ‘flakë’, shtetet e eurozonës përgatiten për kthim në monedhat kombëtare

Bankat qendrore evropiane kanë, varur shpresat e tyre në takimin e rëndësishëm që do të mbahet në samitin e Brukselit, ditën e premte.
Por, nën frikën e shkatërrimit të eurozonës, bankat qendrore por përpunojnë mundësin, që shtet e eurozonës t’i rikthehen në monedhave të tyre kombëtare.
Por, nën frikën e shkatërrimit të eurozonës, bankat qendrore por përpunojnë mundësin, që shtet e eurozonës t’i rikthehen në monedhave të tyre kombëtare.
Ndërkohë mediat botërore, ndër to dhe Wall Street Journal; i referohen samitit të së premtes me përshkrimet më të tmerrshme, ku spikat paralajmërimi i shkatërrimit të eurozonës, si dhe bankate qendrore të eurozonës po përgatiten për kthim të detyrueshëm të shteteve amtare në monedhat kombëtare.
e enjte, 8 dhjetor 2011
E Drejta e Prones
E Drejta e Prones
pjese nga libri
DINJITETI HUMAN
pjese nga libri
DINJITETI HUMAN
“Kush është pjesë e turmës
ndjehet i lumtur edhe pa dinjitet...”
F.Nitche
Studim :nga
Eleonora dhe Kostantin Gjoka
Himare 2008
Përkushtim
Ju kushtohet emigrantëve
shqiptarë që bredhin rrugëve të botës pa personalitetin perkates, veçanërisht
azilantëve të cilët duhet të kthehen qe të mos e lënë dinjitetin e
bashkëatdhetarëve dhe të kombit tonë në duart e personave te pa afttë, të egër
e të pa ngopur.
Përmbajtja e lëndës
Parathënie
1. DINJITETI HUMAN
2. E DREJTA E TOKËS
3. E DREJTA E BESIMIT
4. E DREJTA E ARMËS
e mërkurë, 7 dhjetor 2011
Çfarë fshihet nën themelet e Vatikanit?
Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori.
Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.
Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.
Kush jane ministrat me te deshtuar dhe ata te suksesshem
Që të shohësh punën e një ministri apo dhe të gjithë qeverisë nuk është e nevojshme të presësh një herë në katër vjet kur vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Shumë vende të botës praktikojnë sondazhet për të parë se si shkojnë punët e të zgjedhurve për të qeverisur ndërsa në vendin tonë në mungesë të sondazheve po sjell një vështrim se si kanë punuar ministrat e Berishës në harkun e 365 ditëve të fundit. Shumë prej tyre kanë pasur pikat e forta të tyre që kanë me se të mburrem po ashtu gjatë punës kanë dhe mangësi. Kryeministri Berisha e ka bërë si traditë që çdo fundvit të japë një vlerësim për punën e bërë nga ministrat e qeverisë së tij. Ai shpesh vendos nota për çdo emër ministri duke i vënë në dukje sukseset dhe dështimet e çdo dikasteri.
Bashkepunimi i Rames per rrezimin e Nanos, Harasani dhe Keta: E vertete qe e njohin te gjithe
Deklarata e Berishës për mbështetjen e Ramës në rrëzimin e Nanos vërtetohet nga Harasani dhe Ket. Deklarata e dy ditëve më parë e Kryeministrit Berisha, i cili pohoi se me mbështetjen e kreut të PS-së, Edi Rama, ai arriti të rrëzonte ish-kryeministrin e njëkohësisht ish-kreun e socialistëve, Fatos Nano, në vitin 2005, u cilësua si plotësisht e vërtetë nga deputeti i selisë rozë, Andis Harasani, dhe ish-kryetarja e Forumit të Gruas e kësaj force, Majlinda Keta.
Zbulohet 'ylli i rekordeve'

Rrezatim 100 mijë herë më të madh, 25 herë më i rëndë se Dielli ynë dhe në një distancë prej 160 mijë vjet dritë larg, shkencëtarët zbuluan VFTS102, i quajtur ndryshe “Ylli i rekordeve”. Zbulimi është kryer nga Observatori Jugor Europian (Europian Southern Observatory, ESO). Shkencëtarët e ESO-s thonë se deri këtu ishte një zbulim “normal”, por ajo që do të ishte “anormale” është zbulimi se ylli VFTS102 rrotullohet rreth vetes me një shpejtësi të llahtarshme, rreth 600 kilometra për sekondë duke përshkruar mbi 2 milion kilometra në orë.
Misteri i 'maleve fantazme' ne Atlantik
Më në fund shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim për malet më të jashtëzakonshme në botë. "Gamburtsevs" janë male me madhësinë dhe lartësinë e Alpeve, e megjithatë janë të "varrosura" nën akullnajat e Atlantikut. Ato janë zbuluar në vitin 1950, në atë kohë shumë njerëz mendonin se shkëmbinjtë nën akullnaja ishin të sheshtë dhe pa forma. Malet "Gamburtsevs" janë të rëndësishme pasi mendohet se aty gjeti rrugën akulli që me pas mbuloi të gjithë Atlantikun.
e martë, 6 dhjetor 2011
Shkencëtarët kane gjetur vrimat te zeza përbindësh, akoma më të mëdha
Kerkese per takim me z. Jorgo Goro
Grupi i Shoqatave Jo Qeveritare Himariote
Per: z. Jorgo Goro
Kryetar i Bashkise Himare
Lenda: Takim me z. Jorgo Goro
Vendi I takimit: Tirane
Z. Goro.
Grupi I Shoqatave Jo Qeveritare Himariote, I mbledhur sot,
ne vazhdim te platformes se rezolutes se Aktivit Mbare Bregdetare, mbajtur ne
Dhermi ne muajin Gusht te ketij viti, deshiron te takohet me Ju, per te
shkembyer disa pikepamje shqetesuese ne vazhdimesine e problemit te pazgjidhur
te pronesise ne Bashkine e Himares, si dhe ne lidhje me disa vendime te
Keshillit Bashkiak te Himares.
Ne, e pame te arsyeshme qe takimi, te zhvillohet ne Tirane,
ne nje nga ditet, javen e ardhshme, ne nje moment te pershtatshem edhe nga ana
e programit tuaj. Na duhet te theksojme,
se jane bere disa perpjekje per te organizuar takime ne Bashkine e Himares, por
fatkeqesisht nuk jane realizuar.
Mbetemi ne pergjigje te kerkeses sone.
Shoqata Bregdeti
Komuniteti Himariot
Shoqata e turizmit
Shoqata e bisnesmeneve
Tirane, 01/12/2011
Grupi pergjegjes:
Niko Nesturi, Dhimiter Malo, Polo Cakalli, Theeodhori
Bollano, Niko Pano, Stavri Marko, Jani Dhimolea, Petro Lati.
Contact: 0693455112, 0692192963,
e diel, 4 dhjetor 2011
Mrekullia e natyres… shfaqet figura e Jezu Krishtit!
Fotografia te cilen e shikoni ne sfond (majtas), u rregjistrua nga nje fotograf amator –Psykoterapist ne profesion- veren e shkuar, i cili eshte dhe ciceroni i malit Mafate. Mafate, ndodhet ne nje nga ishjut e Oqeanit Indian.
Zhvillohet mbledhja e parë e Task Force për Regjistrin Themelor të Tokës

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, u zhvillua mbledhja e parë e Task Forces për Regjistrin Themelor të Tokës. Kjo Task Force, e kryesuar nga Kryeministri Berisha, ka si objekt pune ndjekjen e Implementimit të Projektit të Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP), me Bankën Botërore, për komponentin “A”, “Siguria e pronësisë dhe të drejtat e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme”. Në përbërje të Task Force janë ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, zëvendësministri i Drejtësisë, zëvendësministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe këshilltari i Kryeministrit për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.
Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se, pas Regjistrit të Gjendjes Civile, Regjistri Themelor i Tokës është regjistri më kryesor i vendit dhe se ai duhet të përfundojë brenda vitit 2012. Në këtë funksion, Kryeministri tha se duhet të angazhohen të gjitha burimet dhe fondet për kompletimin e këtij procesi.
“Regjistri Themelor i Tokës është përparësia numër një e qeverisë. Ne duhet të kemi regjistrin dixhital të tokës për të gjithë territorin e vendit”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha kërkoi angazhimin maksimal të Task Force-s dhe strukturave të përfshira në këtë proces për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të sistemit dixhital të regjistrimit të të dhënave.
Task Forca për Regjistrin Themelor të Tokës do të mblidhet në mënyrë periodike për të marrë në shqyrtim çështje të ndryshme që lidhen me sistemin dixhital të regjistrimit të të dhënave dhe futjen në këtë regjistër të të gjitha të dhënave dhe kartelave përkatëse për regjistrimin e tokës, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të institucioneve të tjera të pavarura shtetërore dhe të specialistëve të fushës.
Abonohu te:
Postimet (Atom)