e martë, 20 dhjetor 2011

“Jo planeve të zhvillimit pa zgjidhjen e pronës”


Dy shoqata, letër Këshillit Bashkiak të Himarës. Regjistrim tokës dhe shfuqizimi i ligjit 7501

Prona, kisha dhe komuniteti, tre terma historikë këto, janë aktualizuar si pjesë e kërkesave, që dy shoqata, ajo Bregdeti dhe Komuniteti Himarjot, kanë përfshirë në një letër që i kanë drejtuar Bashkisë së Himarës dhe këshillit të saj. Frenimi i procesit të regjistrimit të pronave të paluajtshme, përkatësisht kullota dhe tokë bujqësore, i zbatuar deri më tani përmes OSBE-së për trojet dhe shtëpitë e banimit, ka vënë në lëvizje përfaqësues të komunitetit himarjot. Kështu, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak nga dy shoqatat është prezantuar një letër– kërkesë, e cila parashtron shqetësimin për çështjen e pronave individuale, por edhe ato të kishës, nisur nga shqyrtimi i buxhetit vjetor, i cili ndër të tjera parashikon një plan zhvillimi, por edhe një taksë pronësie për qytetarët e zonës.

Permendore per Jul ezarin ne Palase


Publikuar më 2011-12-19

Vendimi i Keshillit te Bashkise Himare
Zbarkimi i Jul ezarit ne Palase ne mesin e shekullit I p.e.s do kete nje permendore te veten. Propozimi kesaj radhe nuk vjen nga historiane apo ne kontekstin e ndonje manovre qe mund te lere dyshime cfaredo por nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur te Himares te cilet i kane kerkuar Keshillit Bashkiak te miratoje ngritjen e permendores ne emer te perkujteses se nje fakti historik. I pyetur nga gazeta Shqip kryebashkiaku Gjergji Goro ka pohuar kete fakt duke dhene madje disa hollesi interesante per objektin qe pritet te ngrihet. Behet fjale per nje permendore qe do te kujtoje nje ngjarje historike ate te zbarkimit ne Palase te Jul ezarit i cili permes atyre qe njihen si Rruget e Bardha depertoi per ne Orikum.

Zgjeroni dhe publikoni emrin e Himares

Duke deshiruar perdorimin sa me te gjere te mundesive qe ofron Himara,le te perdorim sa me shume hapesira ne boten e madhe te internetit me emrin e Himares.
Vizitoni edhe  www.ofertadeti.mysiteproject.com