e martë, 20 dhjetor 2011

“Jo planeve të zhvillimit pa zgjidhjen e pronës”


Dy shoqata, letër Këshillit Bashkiak të Himarës. Regjistrim tokës dhe shfuqizimi i ligjit 7501

Prona, kisha dhe komuniteti, tre terma historikë këto, janë aktualizuar si pjesë e kërkesave, që dy shoqata, ajo Bregdeti dhe Komuniteti Himarjot, kanë përfshirë në një letër që i kanë drejtuar Bashkisë së Himarës dhe këshillit të saj. Frenimi i procesit të regjistrimit të pronave të paluajtshme, përkatësisht kullota dhe tokë bujqësore, i zbatuar deri më tani përmes OSBE-së për trojet dhe shtëpitë e banimit, ka vënë në lëvizje përfaqësues të komunitetit himarjot. Kështu, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak nga dy shoqatat është prezantuar një letër– kërkesë, e cila parashtron shqetësimin për çështjen e pronave individuale, por edhe ato të kishës, nisur nga shqyrtimi i buxhetit vjetor, i cili ndër të tjera parashikon një plan zhvillimi, por edhe një taksë pronësie për qytetarët e zonës.

Permendore per Jul ezarin ne Palase


Publikuar më 2011-12-19

Vendimi i Keshillit te Bashkise Himare
Zbarkimi i Jul ezarit ne Palase ne mesin e shekullit I p.e.s do kete nje permendore te veten. Propozimi kesaj radhe nuk vjen nga historiane apo ne kontekstin e ndonje manovre qe mund te lere dyshime cfaredo por nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur te Himares te cilet i kane kerkuar Keshillit Bashkiak te miratoje ngritjen e permendores ne emer te perkujteses se nje fakti historik. I pyetur nga gazeta Shqip kryebashkiaku Gjergji Goro ka pohuar kete fakt duke dhene madje disa hollesi interesante per objektin qe pritet te ngrihet. Behet fjale per nje permendore qe do te kujtoje nje ngjarje historike ate te zbarkimit ne Palase te Jul ezarit i cili permes atyre qe njihen si Rruget e Bardha depertoi per ne Orikum.

Zgjeroni dhe publikoni emrin e Himares

Duke deshiruar perdorimin sa me te gjere te mundesive qe ofron Himara,le te perdorim sa me shume hapesira ne boten e madhe te internetit me emrin e Himares.
Vizitoni edhe  www.ofertadeti.mysiteproject.com

e shtunë, 10 dhjetor 2011

Krater trotuar


E vendosur në frontin e Stacionit HekurudhorMontparnasse, në Paris, ky vizatim shkumës ështëkrijuar nga Julian Beever për të përkujtuar 10 vjetorin enjë aksidenti 2001 në një uzinë petrokimike. Shikorrëshqitje të ardhshëm për të parë pikturën si një punënë progres.

e premte, 9 dhjetor 2011

Europa në ‘flakë’, shtetet e eurozonës përgatiten për kthim në monedhat kombëtare


Bankat qendrore evropiane kanë, varur shpresat e tyre në takimin e rëndësishëm që do të mbahet në samitin e Brukselit, ditën e premte.
Por, nën frikën e shkatërrimit të eurozonës, bankat qendrore por përpunojnë mundësin, që shtet e eurozonës t’i rikthehen në monedhave të tyre kombëtare.
Ndërkohë mediat botërore, ndër to dhe Wall Street Journal; i referohen samitit të së premtes me përshkrimet më të tmerrshme, ku spikat paralajmërimi i shkatërrimit të eurozonës, si dhe bankate qendrore të eurozonës po përgatiten për kthim të detyrueshëm të shteteve amtare në monedhat kombëtare.

e enjte, 8 dhjetor 2011

E Drejta e Prones



E Drejta e Prones
          pjese nga libri
DINJITETI  HUMAN
   “Kush është pjesë e turmës
    ndjehet i lumtur edhe pa dinjitet...”
                                                                                                                       F.Nitche

         Studim :nga

Eleonora dhe Kostantin Gjoka

                                                                                                                                  Himare 2008
Përkushtim
Ju kushtohet emigrantëve shqiptarë që bredhin rrugëve të botës pa personalitetin perkates, veçanërisht azilantëve të cilët duhet të kthehen qe të mos e lënë dinjitetin e bashkëatdhetarëve dhe të kombit tonë në duart e personave te pa afttë, të egër e të pa ngopur.

Përmbajtja e lëndës
Parathënie      
1. DINJITETI  HUMAN       
2. E DREJTA E TOKËS       
3. E DREJTA E BESIMIT    
4. E  DREJTA  E ARMËS    

e mërkurë, 7 dhjetor 2011

Çfarë fshihet nën themelet e Vatikanit?


Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori.
Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.

Kush jane ministrat me te deshtuar dhe ata te suksesshem



Që të shohësh punën e një ministri apo dhe të gjithë qeverisë nuk është e nevojshme të presësh një herë në katër vjet kur vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Shumë vende të botës praktikojnë sondazhet për të parë se si shkojnë punët e të zgjedhurve për të qeverisur ndërsa në vendin tonë në mungesë të sondazheve po sjell një vështrim se si kanë punuar ministrat e Berishës në harkun e 365 ditëve të fundit. Shumë prej tyre kanë pasur pikat e forta të tyre që kanë me se të mburrem po ashtu gjatë punës kanë dhe mangësi. Kryeministri Berisha e ka bërë si traditë që çdo fundvit të japë një vlerësim për punën e bërë nga ministrat e qeverisë së tij. Ai shpesh vendos nota për çdo emër ministri duke i vënë në dukje sukseset dhe dështimet e çdo dikasteri.

Bashkepunimi i Rames per rrezimin e Nanos, Harasani dhe Keta: E vertete qe e njohin te gjithe

Deklarata e Berishës për mbështetjen e Ramës në rrëzimin e Nanos vërtetohet nga Harasani dhe Ket. Deklarata e dy ditëve më parë e Kryeministrit Berisha, i cili pohoi se me mbështetjen e kreut të PS-së, Edi Rama, ai arriti të rrëzonte ish-kryeministrin e njëkohësisht ish-kreun e socialistëve, Fatos Nano, në vitin 2005, u cilësua si plotësisht e vërtetë nga deputeti i selisë rozë, Andis Harasani, dhe ish-kryetarja e Forumit të Gruas e kësaj force, Majlinda Keta. 

Zbulohet 'ylli i rekordeve'



Rrezatim 100 mijë herë më të madh, 25 herë më i rëndë se Dielli ynë dhe në një distancë prej 160 mijë vjet dritë larg, shkencëtarët zbuluan VFTS102, i quajtur ndryshe “Ylli i rekordeve”. Zbulimi është kryer nga Observatori Jugor Europian (Europian Southern Observatory, ESO). Shkencëtarët e ESO-s thonë se deri këtu ishte një zbulim “normal”, por ajo që do të ishte “anormale” është zbulimi se ylli VFTS102 rrotullohet rreth vetes me një shpejtësi të llahtarshme, rreth 600 kilometra për sekondë duke përshkruar mbi 2 milion kilometra në orë.

Misteri i 'maleve fantazme' ne Atlantik



Më në fund shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim për malet më të jashtëzakonshme në botë. "Gamburtsevs" janë male me madhësinë dhe lartësinë e Alpeve, e megjithatë janë të "varrosura" nën akullnajat e Atlantikut. Ato janë zbuluar në vitin 1950, në atë kohë shumë njerëz mendonin se shkëmbinjtë nën akullnaja ishin të sheshtë dhe pa forma. Malet "Gamburtsevs" janë të rëndësishme pasi mendohet se aty gjeti rrugën akulli që me pas mbuloi të gjithë Atlantikun. 

e martë, 6 dhjetor 2011

Shkencëtarët kane gjetur vrimat te zeza përbindësh, akoma më të mëdha


 Cape Canaveral, Fla (AP) - Shkencëtarët kanë gjetur vrimat e madhe e zezë e njohur të ekzistojë - secili prej 10 miliard herë më i madh e diellit tonë.

Kerkese per takim me z. Jorgo Goro


Grupi i Shoqatave Jo Qeveritare Himariote
Per:  z.  Jorgo Goro
Kryetar i Bashkise Himare

Lenda: Takim me z. Jorgo Goro
Vendi I takimit: Tirane

Z. Goro.
Grupi I Shoqatave Jo Qeveritare Himariote, I mbledhur sot, ne vazhdim te platformes se rezolutes se Aktivit Mbare Bregdetare, mbajtur ne Dhermi ne muajin Gusht te ketij viti, deshiron te takohet me Ju, per te shkembyer disa pikepamje shqetesuese ne vazhdimesine e problemit te pazgjidhur te pronesise ne Bashkine e Himares, si dhe ne lidhje me disa vendime te Keshillit Bashkiak te Himares.
Ne, e pame te arsyeshme qe takimi, te zhvillohet ne Tirane, ne nje nga ditet, javen e ardhshme, ne nje moment te pershtatshem edhe nga ana e programit  tuaj. Na duhet te theksojme, se jane bere disa perpjekje per te organizuar takime ne Bashkine e Himares, por fatkeqesisht nuk jane realizuar.

Mbetemi ne pergjigje te kerkeses sone.

Shoqata Bregdeti
Komuniteti Himariot
Shoqata e turizmit
Shoqata e bisnesmeneve
Tirane,  01/12/2011
Grupi  pergjegjes:
Niko Nesturi, Dhimiter Malo, Polo Cakalli, Theeodhori Bollano, Niko Pano, Stavri Marko, Jani Dhimolea, Petro Lati.
Contact: 0693455112, 0692192963,

e diel, 4 dhjetor 2011

Mrekullia e natyres… shfaqet figura e Jezu Krishtit!


Fotografia te cilen e shikoni ne sfond (majtas), u rregjistrua nga nje fotograf amator –Psykoterapist ne profesion- veren e shkuar, i cili eshte dhe ciceroni i malit Mafate. Mafate, ndodhet ne nje nga ishjut e Oqeanit Indian.

Zhvillohet mbledhja e parë e Task Force për Regjistrin Themelor të Tokës


Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, u zhvillua mbledhja e parë e Task Forces për Regjistrin Themelor të Tokës. Kjo Task Force, e kryesuar nga Kryeministri Berisha, ka si objekt pune ndjekjen e Implementimit të Projektit të Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP), me Bankën Botërore, për komponentin “A”, “Siguria e pronësisë dhe të drejtat e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme”. Në përbërje të Task Force janë ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, zëvendësministri i Drejtësisë, zëvendësministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe këshilltari i Kryeministrit për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.
Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se, pas Regjistrit të Gjendjes Civile, Regjistri Themelor i Tokës është regjistri më kryesor i vendit dhe se ai duhet të përfundojë brenda vitit 2012. Në këtë funksion, Kryeministri tha se duhet të angazhohen të gjitha burimet dhe fondet për kompletimin e këtij procesi.
“Regjistri Themelor i Tokës është përparësia numër një e qeverisë. Ne duhet të kemi regjistrin dixhital të tokës për të gjithë territorin e vendit”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha kërkoi angazhimin maksimal të Task Force-s dhe strukturave të përfshira në këtë proces për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të sistemit dixhital të regjistrimit të të dhënave.
Task Forca për Regjistrin Themelor të Tokës do të mblidhet në mënyrë periodike për të marrë në shqyrtim çështje të ndryshme që lidhen me sistemin dixhital të regjistrimit të të dhënave dhe futjen në këtë regjistër të të gjitha të dhënave dhe kartelave përkatëse për regjistrimin e tokës, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të institucioneve të tjera të pavarura shtetërore dhe të specialistëve të fushës.

e shtunë, 19 nëntor 2011

Ekipi i Volejbollit te Himares per te reja

Vajzat e Himares,me ne krye trajnerin e talentuar ,Himariotin Kiço Rondo,qe nga krijimi vazhdojne te mbeten ne krye te klasifikimit dhe te nderohen edhe me kupa ,per rezultatet e larta ne kampionatin kombetar te volejbollit per te reja.Vajza te te gjitha moshave percjellin tek njera tjetra eksperiencen e madhe te trajnerit te tyre,duke mbetur keshtu nje sinonim i qyetit te tyre turistik.Per fat te keq,kete shije nuk e perfiton edhe qyetari Himariot,pasi vajzat luajne ne qytete te ndryshme dhe jo ne Himare,pasi nuk ka ambjente te pershtateshme per te zhvilluar takimet e kampionatit kombetar

e premte, 18 nëntor 2011

Modeloni Bashkine e Himares

Propozimet e bera per funksionimin normal te Bashkise Himare jane aq te pakta, sa qe rrjedhshmeria e nje pushteti ne tjetrin dukej i paqarte.Ketu nuk eshte fjala per ndryshime ne emrat perfaqesues te degeve me te cilat ka qene e strukturuar Bashkia,por per strukturim te ri,nje modelim(qofte edhe te majte)funksional dhe te pershtatshem per emrin e madh qe ajo bart me vehte.Bashkia Himare, eshte administrata e qytetit turistik me te kerkuar nga pushuesit vendas,me joshes per nga natyra dhe klima qe ofron.Vendosja ne te njejten menyre e saj edhe pas ketij ndryshimi,e ben skeptik projektin e paraqitur nga forcat politike qe kerkuan te drejtojne Himaren,per me teper forcen politike fituese ne zgjedhjet e 8 Majit.Per te mos thene perseritje,eshte plotesisht e nevojshme te ndertohet strategjia e zhvillimit te turizmit, ne teresi per Bashkine Himare dhe ne vecanti, per cdo fshat dhe zone te mundeshme per zhvillim.Por pa nje drejtori te turizmit,prane Bashkise Himare,eshte e pamundur te funksionoje deshira e cilitdo Kryetari Bashkie,eshte absurditet te besohet nje mendim i tille,pasoje e brezave qe do te vijne,ne se tentohet te behet ne forma si ka egzistuar ne administratat e meparshme.
Po te besohet se sektori urban,eshte zgjidhur,do te kerkohet medoemos ndryshimi i atij kadastral,i cili nuk krijon dot mbeshtetje teknike dhe funksionale per vete administraten,pale pastaj per qytetaret,te cilet jane te keqinformuar ne lidhje me problematiken qe merr zgjidhja e problemeve te tyre.Sektori kadastral eshte sektori me delikat,jo thjesht nga zgjidhjet qe ofron dhe qe kane te bejne me ceshtjen e pronesise,por ne vertetesine e dokumentacionit te dhene prej tij,privacine e atij qe mbartet nga viti ne vit dhe nga njera administrate ne tjetren.vazhdim....