e premte, 9 dhjetor 2011

Europa në ‘flakë’, shtetet e eurozonës përgatiten për kthim në monedhat kombëtare


Bankat qendrore evropiane kanë, varur shpresat e tyre në takimin e rëndësishëm që do të mbahet në samitin e Brukselit, ditën e premte.
Por, nën frikën e shkatërrimit të eurozonës, bankat qendrore por përpunojnë mundësin, që shtet e eurozonës t’i rikthehen në monedhave të tyre kombëtare.
Ndërkohë mediat botërore, ndër to dhe Wall Street Journal; i referohen samitit të së premtes me përshkrimet më të tmerrshme, ku spikat paralajmërimi i shkatërrimit të eurozonës, si dhe bankate qendrore të eurozonës po përgatiten për kthim të detyrueshëm të shteteve amtare në monedhat kombëtare.

Sipas po të njëjtës media: “Të paktën një bankë qendrore, ajo e Irlandës, po përgatit një program, i cili parashikon nëse duhet që banka qendrore e këtij shteti t’i drejtohet më shumë se dy, shtypshkronjave, n lë rast se gjykohet e nevojshme shtypja e monedhës kombëtare”.
“Zona e të 17-ve, po përgatitet me ritme të shpjeta, në rast të daljes nga ‘bërthama’ e fortë e eurozonës, ndërkohë dhe Zvicra, por përgatitet nëse konsiderohet e nevojshme zëvendësimi i monedhës së përbashkët”, thuhet në reportazhin ekonomik të Wall Street Journal.
Parandalim dhe jo… parashikim!
Gjithashtu, reportazhi i mësipërm, i referohet dhe shtetit fqinjë Greqisë. Në të janë publikuar deklarime të guvernatorit të Bankës Kombëtare të Greqisë, i cili thekson se banka Kombëtare Greke, nuk kërkon mënyra për të rritur kapacitetin e shtypshkronjave të monedhës, duke deklaruar se: “Nuk është bërë asnjë diskutim rreth kësaj çështjeje”.
“Programimi i bankave qendrore është provizor. Nuk koordinohet me gjykimet që i referohen shkatërrimit të eurozonës”.
Wall Street Juornal, përfundon artikullin e saj, duke shtuar: “Fakti që guvernatorët e bankave qendrore, shqyrtojnë mundësin e rikthimit në monedhat kombëtare, gjë që ishte e pa imagjinueshme deri para vjeshtës. Kjo do të thotë se kushte dhe rrethanat janë shtrënguar së tepërmi, duke ndryshuar nga dita në ditë”.
 By ILIR KONTI - Thu Dec 08, 11:28 pm

Nuk ka komente:

Posto një koment