Që të shohësh punën e një ministri apo dhe të gjithë qeverisë nuk është e nevojshme të presësh një herë në katër vjet kur vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Shumë vende të botës praktikojnë sondazhet për të parë se si shkojnë punët e të zgjedhurve për të qeverisur ndërsa në vendin tonë në mungesë të sondazheve po sjell një vështrim se si kanë punuar ministrat e Berishës në harkun e 365 ditëve të fundit. Shumë prej tyre kanë pasur pikat e forta të tyre që kanë me se të mburrem po ashtu gjatë punës kanë dhe mangësi. Kryeministri Berisha e ka bërë si traditë që çdo fundvit të japë një vlerësim për punën e bërë nga ministrat e qeverisë së tij. Ai shpesh vendos nota për çdo emër ministri duke i vënë në dukje sukseset dhe dështimet e çdo dikasteri.
Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Nota 6
Arritjet
Në një vit Edmond Haxhinasto ka arritur ti japë Ministrisë së Jashtme një profil diplomatik duke qenë se vjen si diplomat karriere. Në një hark të shkurtër kohor Haxhinasto është takuar dy herë me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.
Dështimet
Pjesa e dështimeve për Haxhinaston është se shpesh ministria e Jashtme shpesh herë është akuzuar se ka të punësuar nepotikë në të dhe ministri nuk ka bërë asgjë kundër këtyre akuzave. Gjithashtu diplomacia jonë e jashtme ka qenë mjaft butë dhe inferiore me diplomacitë fqinje rreth problemeve në rajon.
Bujar Nishani, Ministër i Brendshëm, nota 5
Arritjet
E vetmja arritje e Bujar Nishanit në këtë dikaster ka qenë mbajtja larg e policisë nga procesi zgjedhor këtë vit. Shpesh herë policia ka qenë akuzuar për ndërhyrje në proceset zgjedhore, por këtë herë uniformat blu nuk u akuzuan nga opozita për zgjedhjet.
Dështimet
Janë pa fund ngjarjet e rënda në vend që autori është ende anonim. Mund të kujtojmë vrasjen e gjyqtarit vlonjate Skerdilajd Konomi ku ende policia nuk ka një variant të saktë. Apo rasti të dyshimtë të vrasjes së oficerit të SHISH, për të mos përmendur me raste të tjera, që janë me dhjetëra.
Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes
Nota 6
Arritjet
Si ministër i Mbrojtjes në Shqipëri është pak e vështirë të gjesh suksese pasi ushtria zë një peshë jo dhe aq të madhe. Gjithsesi Imami ka vijuar si anëtar i NATO-s të thotë zërin e tij. Deri tani është treguar shumë i moderuar.
Dështimet
Debati i herë pas hershëm që mazhoranca ka pasur për ligjin e SHISH e kanë detyruar Imamin që të jetë në pozitë të vështirë në raport me NATO-n. Aftësia e tij duhet të ishte parë që këtë debat të PD-së të mos e lejonte ta nxirrte në publik, pasi qe një debat që pati efekt dhe në elektorat. Nuk ka ndërmarrë ende ndonjë reformë të veçantë.
Ridvan Bode, Ministër i Financave
Nota 4
Arritjet
Të gjesh arritje në një fushë ku çdo ditë shqiptarët po varfërohen duket e vështirë, pavarësisht se qeveria thotë se ekonomia shqiptare është solide. Ndoshta i vetmi vlerësim për të është që di të kundërshtojë edhe Berishën në çështjet ekonomike.
Dështimet
FMN dhe BERZH e kanë paralajmëruar shpesh herë qeverinë shqiptare dhe në veçanti Boden për reformat e ndërmarra, por ky i fundit e ka bërë gjithnjë një vesh shurdh ndaj këtyre paralajmërimeve.
Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit
Nota 4
Çfarë arritje mund ti japësh një ministreje që drejton një dikaster që ka dështuar në detyrën për të cilën u krijua: Integrimin. Të gjithë tashmë e dimë si Shqipëria dështoi për herë të dytë në marrjen e statusit kandidat në BE. Faji nuk është i gjithi i ministres së Integrimit, por kur këtë punë merret çdo ditë kryeministri që e ka lënë në hije Bregun pse mos të shkrihet fare kjo ministri? Që s’bën gjë tjetër veç paguhet nga taksat tona.
Eduart Halimi, Ministër i Drejtësisë
Nota 4
Di njeri se çka bërë ky ministër që kur u ul në poltronin e Drejtësisë? E vetmja gjë që dihet është se drejtësia shqiptare është kampione në fushën e korrupsionit.
Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit,
Nota 6.5
Arritjet
Sukseset më të mëdha të kësaj qeverie janë padyshim investimet në fushën e ndërtimit të rrugëve. Edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm që u miratua një zë i mirë i buxhetit shkonte për rrugët, çka përbën një meritë të madhe dhe të Olldashit.
Dështimet
Por dështimet e Olldashit janë sërish rrugët. Shumica e tyre janë lënë përgjysmë, disa jashtë parametrave dhe dështimi më i madh mos pagesa ndaj firmave që bëjnë rrugor.
Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Nota 4
Arritjet: Nuk ka
Dështimet
Nëse ka një dështim të vërtetë në Shqipëri pa dyshim që ai i përket sektorit të arsimit. Hapja pa kriter e universiteteve private që japin diploma në këmbim të parave është një nga pikat që ministri Tafaj duhet të ndihet fajtor. Po ashtu dhe mbushja e shkollave me militantë më shumë se profesionistë, bën Tafaj të hyjë në tek ministrat e dështuar.
Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë
Nota 4
Arritje: Nuk ka
Dështimet
Në sektorin e shëndetësisë gjendja është me të vërtetë katastrofë. Veç korrupsionit që mjekët bëjnë në këmbim të shërbimit shëndetësor edhe ilaçet nuk gjenden në ambientet e spitalit. Po ashtu që të shtrosh dikë në spital duhet të mendosh të gjesh dhe batanije pasi nuk të ofrohet asgjë. Vasili thuajse nuk ka bërë asgjë.
Spiro Ksera, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nota 6
Arritjet
I vetmi sukses që mund të thuhet për Spiro Kserën në këtë vit është vetëm fakti që ai ka arritur të mbajë dhe minoritetin në qeveri.
Dështimet
Ministri Ksera dhe këtë vit e ka kaluar vetëm me premtim atë çka ka thënë për komunitetin rom për shkollim dhe regjistrimin e tyre. Po ashtu dhe zyrat e punës që janë në të gjithë vendin më shumë shërbejnë për regjistrim për ndihmë sociale sesa për të punësuar ndonjë qytetar.
Aldo Bumçi, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Nota 4
Arritjet: Janë bërë përpjekje dhe për të ngjallur turizmin dimëror.
Dështimet
Arkeologjia në një vend që pretendon turizëm është duke vdekur. Jo vetëm që nuk po kërkon më dikush për të zbuluar të kaluarën por dhe ato pasuri që kemi po shkatërrohen nga dita në ditë. Deri tani ky ministër nuk ka ndërmarrë asnjë reformë për fushën e turizmit.
Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit
Nota 4
Arritje
Ministri i Mjedisit gjatë kësaj kohe ka marrë disa masa për të mbrojtur pyjet në vend. Mediu ka përballuar deri diku dhe sulmet qe i janë bërë për marrëveshjen për plehrat.
Dështimet
Shkatërrimi i pyjeve dhe shtrateve të lumenjve vijon të bëjnë pjesë te dështimet e Ministrisë së Mjedisit. Po ashtu dhe abuzimi i pamasë që bëhet me lejet e mjedisit në gjithë territorin e bëjnë Fatmir Mediun të jetë te ministrat e pasuksesshëm. Dhe miratimi i ligjit për plehrat do ta fusë këtë ministër në histori si ministri i Gërdecit dhe i plehrave.
Genc Pollo, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit,
Nota 4
Di njeri gjë me ç’merret ky ministër?
Sali Berisha, Kryeministër
Nota 6.5
Arritjet
Ndër arritjet kryesore të kryeministrit Berisha është arritja me sukses e uljes së toneve të opozitës. Për një vit Berisha ka bërë që tonet e opozitës të vijnë deri në zbehje sidomos për çështjen e transparencës së zgjedhjeve.
Dështimet
Humbja e shansit për statusin e vendit kandidat në BE dhe lufta ndaj korrupsionit mund të cilësohen si thembra e Akilit për kryeministrin Berisha. Në një vit vendi është ende pas në shumë drejtime të cilat fqinjët e Shqipërisë i kanë kapërcyer.
Bonus
Opozita
Nota 5
Meqenëse opozita është faktor në qeverisjen e vendit duke bërë opozitë po e fusim në listën e notave. Opozita gjatë këtij viti më shumë do të mbahet mend për kontestimin e zgjedhjeve dhe hyrjet e daljet nga parlamenti. E vetmja gjë pozitive që ka bërë deri tani opozita ka qenë programi i saj ekonomik që e kë bërë të flasë me vete Berishën.

Nuk ka komente:
Posto një koment