Publikuar më 2011-12-19
Vendimi i Keshillit te Bashkise Himare
Zbarkimi i Jul ezarit ne Palase ne mesin e shekullit I p.e.s do kete nje permendore te veten. Propozimi kesaj radhe nuk vjen nga historiane apo ne kontekstin e ndonje manovre qe mund te lere dyshime cfaredo por nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur te Himares te cilet i kane kerkuar Keshillit Bashkiak te miratoje ngritjen e permendores ne emer te perkujteses se nje fakti historik. I pyetur nga gazeta Shqip kryebashkiaku Gjergji Goro ka pohuar kete fakt duke dhene madje disa hollesi interesante per objektin qe pritet te ngrihet. Behet fjale per nje permendore qe do te kujtoje nje ngjarje historike ate te zbarkimit ne Palase te Jul ezarit i cili permes atyre qe njihen si Rruget e Bardha depertoi per ne Orikum.
Permendorja konsiston ne nje anije romake me disa parzmore qe japin simbolikisht idene e ngjarjes ne fjale shoqeruar me nje thenie te ezarit ne latinisht shqip dhe anglisht - tha Goro. Ky eshte ndoshta rasti i pare qe institucione shqiptare vendosin te perkujtojne ngjarje qe lidhen kryesisht me territorin dhe jo me shtetin shqiptar. Ne pergjithesi Shqiperia pershkohet nga pllaka perkujtimore dhe permendore qe pershkruajne ngjarje me kontekst shqiptar duke lene jashte vemendjes historine e meparshme te vendit. Perjashtim bejne vetem varrezat e britanikeve dhe ato te ushtareve greke por te cilat jane kerkese e vendeve respektive. Per kete arsye permendorja e ezarit vetepercaktohet si precedent ne kuadrin historik por edhe ate te turizmit. shte shume terheqese piketimi i itinerarit te ezarit ne territorin e sotshem te Shqiperise dhe saktesimi i saj ne guida per tu ndjekur nga te apasionuarit e historise dhe arkeologjise. Nje verejtje qe lidhet me raportin e siperpermendur me historine eshte bere ne fakt edhe ne mbledhjen e Keshillit te Bashkise se Himares nga perfaqesues te OMONIA-s te cilet kane ironizuar se permendorja per kalimtare te fuqishem si romaku i famshem per rastin e Himares mund te nxise dukurine e historiomanise perderisa sikunder jane shprehur ata ketej kane kaluar shume edhe Musolini edhe Hrushovi e te tjere. Gjithsesi perzgjedhja e zbarkimit te ezarit atipike ne vetvete edhe per zbarkimet ne teresi ruan kuriozitet te madh dhe sfidon per nga shijet politike te dites ne Shqiperi edhe kalimin e Musolinit por edhe ate te Hrushovit. Keto te fundit jane ngjarje te trajtuara disi nga kinematografia jone apo edhe memuaristika e dikurshme e para viteve 90 ndonese me stigmatizimet respektive.
Nuk ka komente:
Posto një koment